Sunday , 29 November 2020

PROBLEMET E VLLAZNISË, ASNJË NDIKIM TEK MERKATOJA

Çështja “Gea Sport” dhe bllokimi I llogarive nga ana e Përmbarimit ka krijuar jo pak probleme tek Vllaznia.Megjithatë denoncimi I fundit I bërë nga Bashkia Shkodër në Prokurori për këtë problem teksa konsideron gjithçka si mashtrim, pritet të japë efektin e vet shumë shpejt. Prokuroria ka nisur hetimet e veta për të vërtetuar të gjithë sjelljen e Qendrës për Ndërmjetësim dhe Arbitrazh “Medart” dhe vendimet e saj dhe pasi të konfirmojnë faktin se ajo nuk është fare e rregjistruar në tatime dhe në rregjistrin tregtar, do të ndërhyjë në Gjykatën e Apelit për të dhënë një vendim në favor të Vllaznisë. Kjo gjë pritet të ndodhë shumë shpejt dhe pas këtij vendimi, situata tek Vllaznia do të shkojë drejt normalitetit. Këtë gjë ka paralajmëruar edhe kryebashkiakja Ademi dy ditë më parë duke thënë se nuk do të ketë asnjë problem në ecurinë e ekipit.

Edhe probleme të tjera për të cilat flitet në media si çështja e borxheve ndaj tatimeve, mendohet të marrin zgjidhjen e duhur shumë shpejt sepse ka një angazhim total të të gjitha strukturave të Bashkisë dhe të Klubit Vllaznia. Në opionin sportiv ka diskutime për të ardhmen e kuqebluve dhe shumëkush mendon se bllokimi I llogarive ka ndikuar edhe tek merkatoja e kësaj skuadre por në fakt kjo nuk është e vërtetë. Drejtuesit e klubit shkodran kanë marrë detyrën nga kryebashkiakja për të vazhduar punën dhe për të gjetur lojtarët e duhur për të përforcuar skuadrën. Sipas saj, paratë do të gjenden dhe nuk do të jetë asnjë problem për vazhdimësinë.

I vetmi shqetësim  është ndërtimi I një ekipi cilësor në mënyrë që Vllaznia e sezonit të ri të bëjë paraqitje më të mira se në sezonet e fundit. Nëse do të ndodhë kështu apo jo, kjo mbetet për t’u parë. Deri më tani në fakt nuk ka asnjë lëvizje dhe kjo ka krijuar jo pak shqetësim tek stafi teknik por edhe tek tifozët e shumtë që ka kjo skuadër.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U-19 MUND 0 – 8 DINAMON, E PARA NË RENDITJE

Tjetër fitore në kampionat për Vllaznia U19 që vijon të kryesojë e vetme renditjen e …