PROBLEMET ME ENERGJINE ELEKTRIKE NE THETH

Luhatjet e energjisë elektrike dhe shpeshherë mungesa e saj ka krijuar një problem serioz për banorët e Thethit. Banorët ankohen për një gjë të tillë, teksa theksojnë se përdorin gjatë gjithë kohës gjenerator dhe pësojnë dëme të shumta në orenditë shtëpiake. Për këtë, banorët e zonës kërkojnë ndërhyrjen e shtetit.

Ndërkohë, përgjegjësi i OSHEE në zonën e MbiShkodrës, Gëzim Vjerdha, thotë se prej dy javësh po kryhet inspektimi i rrjetit. Ai premton investim në fund të shtatorit, por thekson se ka pasur humbje të mëdha në këtë zonë nga ana e OSHEE.

Mungesa e energjisë elektrike natyrisht që ndikon edhe tek turistët e huaj, të cilët në këto rrethana nuk gjejnë kushtet e duhura në zonën e Thethit, e kjo për shkak të neglizhencës së shtetit.

Lexoni dhe kete

DEMSHPERBLIMET PER ISH- TE PERNDJEKURIT POLITIK

Edhe 11 ditë kanë mbetur nga afati përfundimtar, që Ministria e Financave dhe Ekonomisë u …