PROBLEMET ME TRANSPORTIN RRUGOR, 2045 GJOBA NE 2019

23.2 milionë lekë është vlera e gjobave të vendosura nga Task-Forca e Transportit Rrugor përgjatë vitit 2019, pas shkeljeve të konstatuara gjatë kontrolleve në 12 qarqet e vendit. Referuar raportit vjetor, në total u vendosën 2 045 masa administrative, ndërkohë që shkeljet në drejtim të transportit të pasagjerëve dhe mallrave janë nga më të ndryshmet.

Numri më i lartë i gjobave është vendosur për mungesë dokumentacioni, ndërsa pas saj renditen taksitë pa licencë. Shkelje janë konstatuar edhe në drejtim të ndryshimit të deklinacionit, mbingarkesës apo pasagjerë mbi numrin e lejuar. Por, ndonëse në numër më të vogël në raport me shkeljet e tjera, Task-Forca e Transportit Rrugor ka vendosur 164 gjoba për qarkullimin e mjeteve me të meta teknike.

Kjo mund të konsiderohet edhe një nga shkeljet më të rënda për shkak të mundësisë për të shkaktuar aksidente në rrugë, si pasojë e defekteve të mjetit. Task-Forca e Transporti Rrugor nisi të funksionojë në vitin 2019, ndërkohë që ajo do të vijojë aktivitetin e saj edhe përgjatë 2020-ës.

Lexoni dhe kete

TË TJERA PAKO USHQIMORE NGA MYFTINIA SHKODËR

Myftinia Shkodër ka dhuruar disa pako ushqimore këtë të enjte për shoqatën e personave me …