Breaking News

PROBLEMET ME UJESJELLESIN NE DAJÇ

Që nga përmbytjet e vitit 2010, një pjesë e rrjetit të ujësjellësit në disa fshatra të Njësisë Administrative Dajç është jashtë përdorimit. Por, sipas drejtorit të Ndërmarrjes Ujësjellës-Kanalizime Shkodër, Mark Molla, pompat dhe stacionet në Dajç janë riparuar nga punonjës të ndërmarrjes Ujësjellës-Kanalizime Shkodër dhe në këtë njësi janë disa ujësjellës që funksionojnë shumë mire. Por, ai e pranon se Bashkia Shkodër nuk ka financime të mjaftueshme për të ndërtuar një ujësjellës të ri për të gjithë Dajçin.

Ndërkohë, Molla sqaroi edhe debatet e zhvilluara në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak Shkodër për projektin e ujësjellësit të Rrethinave. Sipas tij, 6 muaj janë si afat për studimin dhe përgatitjen e projektit, ndërsa zbatimi ne terren do të kryhet brenda vitit 2019 dhe jo brenda vitit që jemi.

Lexoni dhe kete

PERMBYLLET AKSIONI “TE PASTROJME SHQIPERINE”

Prej disa muajsh, Ministria e Mjedisit dhe Turizmit në vendin tonë në bashkëpunim me bashkitë …