PROBLEMET NE RIKONSTRUKSIONIN E RRUGES SHKODER-VELIPOJE

Rikonstruksioni i rrugës Shkodër- Velipojë vijon të prodhojë debate. Për këtë kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka pritur në një takim në zyrën e saj, me kërkesën e tyre, një përfaqësi të banorëve të Gomsiqes në Njësinë Administrative Velipojë. Gjatë këtij takimi të zhvilluar në ambjentet e Bashkisë Shkodër, banorët e kanë njohur kryebashkiaken me shqetësimin e tyre, lidhur me rrugën Shkodër- Velipojë që po rikonstruktohet prej disa kohësh.

Sipas vetë banorëve, projekti që po zbatohet mund të ndryshohet, duke dëmtuar interesat e këtij komuniteti. Nga ana tjetër, pasi është njohur me shqetësimin e banorëve, kryebashkiakja Ademi ka marrë përsipër organizimin e një tryeze ballafaquese brenda pak ditëve në Bashkinë e Shkodrës. Përveç banorëve të Gomsiqes, në takim do të jenë të pranishëm projektuesit dhe përfaqësues të investitorit.

Gjithashtu, Ademi siguroi banorët se asnjë ndryshim që dëmton interesat e komunitetit nuk do të realizohet në projektin fillestar. Tashmë mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim, do të merren apo jo parasysh kërkesat e këtyre banorëve.

Lexoni dhe kete

POLICIA: PELEGRINAZHI NE KISHEN E “SHNA NDOUT” KA KALUAR PA INCIDENTE

Pelegrinazhi i 12 dhe 13 qershorit në kishen e “Shna Ndout” në Laç ka kaluar …