Thursday , 22 August 2019

PROÇEDIMET PENALE NGA POLICIA, REAGON BASHA

Pas proçedimeve penale nga policia e Tiranës ndaj protestuesve ka reaguar edhe kryedemokrati Lulzim Basha. Nëpërmjet një postim në “Facebook”, Basha shkruan se asnjë proçedim penal nuk e ndal Partinë Demokratike dhe qytetarët për të përmbushur misionin e tyre për një Shqipëri si e gjithë Europa.

“Asnjë procedim penal nuk e ndal Partinë Demokratike dhe qytetarët për të përmbushur misionin tonë për Shqipërinë si gjithë Europa. Përdorimi i militantëve dhe ushtarëve të krimit në Polici për të goditur qytetarët dhe kundërshtarin politik është tipari më i qartë i këtij regjimi kriminal: Edi Rama ka ardhur në pushtet me ndihmën e bandave dhe ka zgjedhur të jetë me bandat kundër popullit. Të gjithë bandat, ajo në qeveri dhe ato në rrugë do të dalin para drejtësisë!

Unë dhe Partia Demokratike jemi të vendosur të mbrojmë me çdo mjet të drejtën për të protestuar, të drejtë që e fituam pas 46 vitesh të diktaturës më të përgjakshme në Europë! Numërimi mbrapsht për Edi Ramën dhe bandën në pushtet ka nisur!#ShqiperiaSiEuropa” – shkruan Basha.

Lexoni dhe kete

BARDH SPAHIA – RAMËS: MOS E PROVOKO SHKODRËN!

Edhe ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Financave për t’i …