Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, ka reaguar për herë të parë për proçedimin në gjëndje të lirë pas protestës për bllokimin e rrugës në Milot. Për Ademin është i turpshëm një proçedim i tillë. Ajo thotë se askush nuk mund të ndalojë lirinë e shprehjes dhe se të gjithë kanë qenë të lajmëruar për protestën e opozitës. Komunizmi ka marrë fund njëherë e mirë, edhe pse bijtë e tyre janë akoma sot theksoi Ademi.
Ndër të tjera, kryetarja Ademi bëri me dije se do ti bashkohet përsëri të tilla protestave nëse do të ketë në vazhdim.