Friday , 19 January 2018

PROÇEDOHEN ADMINISTRATIVISHT 3 SHTETAS PËR GJUETI TË PALIGJSHME

Vijon puna nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme.

Bllokohen 3 armë gjahu nga Policia në momentin e konstatimit të ushtrimit të gjuetisë së paligjshme.

Procedohen administrativisht 3 shtetas për gjueti të paligjshme.

Në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme dhe në zbatim të ligjit “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”, Policia ka marrë informacion se në vendin e quajtur Sektor, Velipojë, tre shtetas kryenin gjueti të paligjshme.

Menjëherë shërbimet e policisë në bashkëpunim me Inspektorët e Drejtorisë së zonave të mbrojtura, kanë konstatuar këto shtetas, ku dhe ju bë bllokimi i armëve të gjahut, dhe u ndëshkuan me masë administrative.

Shërbimet e policisë edhe në ditët në vijim do të vazhdojnë punën për zbatimin e ligjit “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë” dhe ndëshkimin e tyre me masë administrative.

Lexoni dhe kete

ISHTE NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR, ARRESTOHET 22-VJEÇARI NGA SHKODRA

Policia Kufitare Rinas ka ndaluar një të kërkuar ndërkombëtar për vrasje. Kështu, specialistët për Hetimin …