Tuesday , 16 August 2022

PROÇESI I VAKSINIMIT NË SHKODËR

Situata e vaksinimit në Shkodër paraqitet e mirë. Kryevaksinatori Arben Xhabija, bën me dije se janë 400 persona në ditë që vaksinohen në qendrat shëndetësore dhe tek Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Shkodër.

Ai tregon se me dozën e parë janë vaksinuar rreth 82 mijë persona, ndërsa me dy dozat rreth 36 mijë persona.

Xhabija shton se ka interes për vaksinimin, sidomos edhe nga studentët në prag të vitit të ri akademik.

Në javët e fundit është vënë re një rritje e rasteve pozitive me virusin edhe në Qarkun e Shkodrës dhe kujdesi duhet të jetë më i madh.

Lexoni dhe kete

BABANI: SITUATA E ZJARREVE NË VAU I DEJËS E RËNDUAR

Kreu i Bashkisë Vau i Dejës, Mark Babani, ka folur për situatën e zjarreve pas …