PROÇESI MESIMOR VIJON NORMALISHT NE QARKUN SHKODER

Pavarësisht rënies së reshjeve të dëborës jo vetëm në Qarkun Shkodër, por në të gjithë vendin, mësimi vijon të zhvillohet rregullisht në pjesën më të madhe të shkollave. Në Qarkun Shkodër, në bashkitë Shkodër dhe Vau Dejës nuk ka probleme gjate proçesit mësimor. Një gjë e tillë bëhet e ditur nga specialistja pranë DAR Shkodër, Morena Tirana. Ajo thotë se të vetmet njësi ku nuk bëhet mësim janë Shosh dhe Pult për shkak të trashësisë së dëborës. Këto orë të humbura do të zëvendësohen pas përmirësimit të motit.

Sipas specialistes së DAR Shkodër, pjesëmarrja në shkollat e qytetit të Shkodrës është normale.

Lexoni dhe kete

POLICIA: PELEGRINAZHI NE KISHEN E “SHNA NDOUT” KA KALUAR PA INCIDENTE

Pelegrinazhi i 12 dhe 13 qershorit në kishen e “Shna Ndout” në Laç ka kaluar …