PRODHIMI I PRODUKTEVE USHQIMORE JASHTE STANDARTEVE, NJE TJETER SHTETAS BIE NE PRANGA

Bie në pranga të policisë një shtetas i cili prodhonte prodkuke ushqimore jashtë standarteve dhe në kundërshtim me ligjin. Nga Struktura kundër Krimit Ekonomiko -Financiar të D. V. P. Shkodër në bashkëpunim me strukturat qendrore të AKU-së u zbulua dhe u dokumentua aktiviteti i kundraligjshëm për prodhimin e produkteve ushqimore dhe në përfundim të kontrollit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Luan Çuliq, 54 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkoder.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 07.05.2018 nga ana e policise është kapur në flagrancë në vendin e quajtur Lagje “Skënderbeg”, në punishten e një firme ku prodhoheshin produkte të ndryshme ushqimore në kundërshtim me ligjin. Në kuadër të këtij operacioni u bë sekuestrimi i të gjitha produkteve në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkoder për veprat penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Prodhim i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale e ushqimorë”. Ky eshte rasi i dytë në Shkodër ku në fund të marsit është sekuestruar edhe fabrika e prodhimit të produkteve ushqimore, dhe në pranga kanë rënë tre persona.

 

Lexoni dhe kete

MAKINA PERPLASET ME SHTYLLEN, PLAGOSET NJE GRUA

Një grua mbeti e plagosur, pasi automjeti me të cilin po udhetonte humbi kontrollin dhe …