Wednesday , 27 June 2018

PROFIL, KUSH ISHTE ALEKSANDER NDOKA

Aleksandër Ndoka i ekzekutuar me breshëri automatiku në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, pranë banesës së tij ishte anetarë i Këshillit Bashkiak të Lezhës.Ndërsa ma parë ai ka punuar si jurist pranë Zyres së regjistrimit të pasurive të paluajshme, si dhe në insitucionin e Këshillit ta Qarkut Lezhë.

Ndoka është baba i katër fëmijëve, dy vajzave dhe dy djemve dhe që nga viti 2015 ishte zgjedhur këshilltar në Këshillin Bashkiak të Lezhës, si përfaqësues i “Partia Rruga e Lirisë”. Ai rezulton një person pa precedentë penalë, kështu thuhet në formularin e dekriminalizimit, që ai ka dorëzuar në KQZ për të vijuar detyrën si Këshilltar Bashkiak.Ende nuk dihen motivet dhe dhe autoret e këtij krimi që tronditi Lezhën, por sipas policisë ato janë vrases profesionist kjo duke ju referuar dhe mënyres se si kanë vepruar.48-vjeçari Aleksander Ndoka do të përcillet për në banesen e fundit në oren 13:00 të dites së diele.

Lexoni dhe kete

SEKUESTROHEN 6 MINA ME TELEKOMANDE, ARRESTOHET E.SINANAJ

Policia e Lezhës ka sekuestruar 6 mina me telokomandë, ndërsa ka arrestuar një 46-vjeçar nga …