Thursday , 15 April 2021

PROGRAMI I PD PËR PRONAT

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka prezantuar këtë të dielë programin për pronat. Qëndrimet tona kanë qenë të qarta dhe të prera për padrejtësitë e dyfishta që rëndojnë në kurrizin e pronarëve që prej vitit 2013.

Ne e konsiderojmë ligjin e qeverisë Rama një shpronësim të dytë anti-kushtetues, anti-ligjor – tha Basha.

Sipas Bashës, pas 25 prillit, qeveria e zgjedhur dhe e kryesuar nga Partia Demokratike do të ketë vullnetin që ndjesën për problemet e pazgjidhura dhe problemet e shtuara ta kthejë në angazhime konkrete me një plan konkret, i cili do të nisë nga zbatimi menjëherë.

Ndër të tjera, Basha tha se Partia Demokratike, iu kërkon ndjesë pronarëve për vonesat, për problemet me të cilat janë hasur në kalvarin e tyre 30-vjeçar.

Lexoni dhe kete

MEDIU: RAMA DO QË SHQIPTARËT TË LARGOHEN NGA SHQIPËRIA

Kreu i PR, Fatmir Mediu, ka zhvilluar një takim me shtabin elektoral në Tiranë. Mediu …