Breaking News

PROGRAMI PER ZHVILLIMIN RAJONAL 3 PER SHQIPERINE

Një takim informues mbi programin për zhvillimin rajonal 3 për Shqipërinë dhe skemën pilote rajonale të granteve u zhvillua këtë të marte në qytetin e Shkodrës. 11 bashki të zonës së zhvillimit rajonal kanë mundësi të aplikojnë për fonde, në mbështetje të projekteve infrastrukturore të shkallës së vogël dhe të përmirësojë kapacitetet rajonale dhe lokale. Programi i zhvillimit rajonal Shqipëri është financuar nga Agjensia Zvicerane për Zhvillim dhe bashkëpunim dhe agjensia asutriake për zhvillim.

“Qëllimi i takimit të sotëm është në dy linja. E para është të lançohet programi për zhvillimin rajonal në Shqipëri, si një politikë e qeverisë shqiptare. Gjithashtu edhe lançimi i skemës së granteve si një mundësi për zhvillimin rajonal, ku bashkitë mund të aplikojnë për të përfituar fonde për të realizuar projekte që ndikojnë zhvillmin rajonal. Programi mbështet zhvillimin rajonal në Shqipëri. Nëpërmjet kësaj skeme grantesh, ne po testojmë një mekanizëm që realizohet për herë të parë në Shqipëri. Pushteti lokal është ai që do të zbatojë këto projekte dhe duhet të jetë në bashkëpunim me qeverinë.”

Për herë të parë në Shqipëri prezantohet një mekanizëm ku institucionet rajonale do të gëzojnë funksione menaxhuese.

Lexoni dhe kete

AZIL-KERKUESIT SHQIPTARE NE EUROPE

Edhe pse jemi të listuar në vendet me numër të lartë azilkërkuesish, vetëm 5% e …