PROJEKT-VENDIM PËR NDRYSHIMIN E QENDRËS HISTORIKE TË SHKODRËS

Ministria e Kulturës ka inicuar hartimin e një projektvendimi për ndryshimin e Qendrës Historike të Shkodrës dhe Zonës së Mbrojtur të saj, ndërkohë që për këtë është informuar edhe bashkia e Shkodrës. Kjo e fundit ka kërkuar dokumentacion shtesë në lidhje me këtë projektvendim, duke deklaruar se informacioni është primar dhe i domosdoshëm për vlerësimin teknik.

“Përmes komunikimit zyrtar, Ministria e Kulturës ka informuar Bashkinë Shkodër se ka inicuar hartimin projektvendimit për ndryshimin e Qendrës Historike të Shkodrës dhe Zonës së Mbrojtur të saj. Në projektvendimin e dërguar për konsultim Bashkisë Shkodër, Ministria e Kulturës shprehet që ky vendim, citojmë relacionin e Ministrisë, “ka për qëllim zonifikimin e ri, së bashku me planin për mbrojtjen dhe administrimin e Qendrës Historike, duke e cilësuar një hap cilësor për ruajtjen e vlerave historiko- kulturore, mbrojtjen dhe restaurimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të qytetit të Shkodrës”.

Në përgjigje të kësaj shkrese, Bashkia Shkodër, ka kërkuar dokumentacion shtesë në lidhje me projektvendimin, duke argumentuar kërkesën se ky informacion është primar dhe i domosdoshëm për vlerësimin teknik. Kemi kërkuar të na vihet në dispozicion dhe të bëhet Publike:
• Kush ka marrë insitivën dhe parashtrimet në këtë iniciativë, qoftë kjo nga insittucionet Publike, private apo individë.
• Materialin hartografik dixhital që reflekton ndryshimet përkatëse të propozuara, pasi në hartën e fotokopjuar me shënimet me laps, e bën të pa mundur vlerësimin.
• Verifikimin e interesit kulturor të pasurisë apo pasurive që propozohen të shtohen/hiqen nga Zona Historike apo Zona e Mbrojtur, për secilën pasuri/grup pasurish, verifikim ky që duhet të jetë konfirmuar nga specialistet dhe titullari i institucionit të specializuar që ka bërë këtë vlerësim.

Ky informacion, ashtu sikurse procedura ligjore përcakton, është i domosdoshëm në fazën e konsultimit për dhënie të mendimit. Në momentin që ky dokumentacion do të vihet në dispozicion, Bashkia Shkodër do ta bëjë publik, për një konsultim dhe diskutim gjithpërfshirës dhe me transparencë, në shërbim të interesit publik të qytetit dhe banorëve të saj.” – shkruhet në njoftimin e Bashkisë Shkodër në ‘facebook’.

Lexoni dhe kete

LEZHE, SEKTORI I TURIZMIT NE KRIZE

Pandemia COVID-19 po jep ndikim mjaft negativ në sektorin e turizmit në rajonin e Lezhës. …