Është përmbyllur projekti i Bashkisë Shkodër “Punë për komunitetin”. 118 punëtorë nga po kaq familje në nevojë janë punësuar për një periudhë 4 mujore.
Përveç impaktit në territor, duke pastruar më shumë se 151 mijë metër linear kanale vaditëse e kulluese të dyta dhe të treta, duke përfituar direkt 2000 ha tokë, ka patur edhe impaktin social, duke siguruar punësimin për familjet më në nevojë në Bashkinë e Shkodrës.
Kryebashkiakja Voltana Ademi ka propozuar që kohëzgjatja e projektit për vitet e ardhshme të jetë 12 muaj.
Ademi ka nënvizuar se do të shihet mundësia e financimit nga Bashkia Shkodër e këtij projekti, për të rritur impaktin në territor, por edhe në ekonomitë familjare më në nevojë.