PROJEKTI “JETO ME SPORTIN”

Projekti “Jeto me sportin” prej tre vitesh po jep rezultate konkrete në Bashkinë e Shkodrës. Aktualisht, ai po zbatohet në tre shkolla, të cilat falë investimit, bashkëfinancim i Bashkisë Shkodër dhe Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, brenda një kohe të shkurtër, do të kenë terrene të reja sportive në standarte optimale. Gjimnazi “Oso Kuka” është njëri nga tre përfituesit e fondit të përgjithshëm 315 milion lekë me TVSH. Ndërhyrja do të jetë e plotë në oborrin para dhe pas shkollës, ku do të ndërtohet një fushë mini- futbolli, një basketbolli dhe një tjetër volejbolli. Përveç terreneve sportive, do të ketë edhe hapësira të gjelbra dhe akomodimi për nxënës e mësues të shkollës.

Investimet në shkollën “Oso Kuka” kanë nisur që në vitin 2016 dhe do të vazhdojnë me të ardhurat e vetë Bashkisë së Shkodrës.

Lexoni dhe kete

“PETALE”, EKSPOZITA PERSONALE E GRETA TAHIRAGA

Piktorja Greta Tahiraga ka sjell pasditën e së premtes ekspozitën përsonale të titulluar “Petale”. Një …