Breaking News

PROJEKTI PER NDERHYRJE NE LIQENIN E SHKODRES

Qeveria Shqiptare ka vendosur të veprojë në zonën e Shirokës, ashtu si me lungomaren në Vlorë, për ta transformuar plotësisht nga realiteti që ofron sot një prej zonave më të bukura të Shkodres turistike. Fondi Shqiptar i zhvillimit ka gati projektin teknik për rikualifikimin urban të zonës, që i jep një tjetër organizim vijës liqenore në pjesën e poshtme të rrugës. Sipas drejtorit të turizmit në Bashkinë Shkodër, Gentian Mema, ky është një projekt kompleks që parashikon ndërtimin e zonave për të gjitha moshat. Ai flet për ndërhyrjet që do të bëhen pranë brigjeve të liqenit të Shkodrës.

Ndërsa, hapja e pikës doganore në zonën e Zogajve do të rrisë flukset turistike sipas Memës.

Ndërkohë, më tej Mema thekson se ka vazhdimisht bashkëpunime mes Bashkisë Shkodër dhe asaj të Malësisë së Madhe për projekte të ndryshme.

Lexoni dhe kete

MASAT PER SEZONIN TURISTIK NGA ISSH

Strukturat e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor kanë kryer 2.062 inspektime nga 1 qershori deri më tani …