Wednesday , 17 January 2018

PROKURORIA SEKUESTRON 258 MIJE METRA KATROR TOKE

Prokuroria e Lezhës ka sekuestruar një sipërfaqe totale prej 285 mijë metra katrorë tokë në zonën bregdetare Rana e Hedhun, në Shëngjin, e dyshuar se është përfituar në bazë të dokumentave të fallsifikuar. Sipas Prokurorisë “sipërfaqja e sekuestruar është e ndarë në 5 parcela dhe aktualisht gjendet në pronësi të disa persona të ndryshëm. Organi i akuzes nisi hetimin, në bazë të kallëzimit të një shtetasi, i cili posedon dokumenta zyrtarë për pronësinë mbi këtë tokë, por që në fakt rezulton se është regjistruar në emër të personave të tjerë.

Në Shtator të vitit 2017, kallëzuesi konstaton se toka, për të cilën ai është njohur si trashëgimtar i ligjshëm, është regjistruar në emër të personave të tjerë dhe për këtë arsye i drejtohet Prokurorisë së Lezhës me kallëzim penal. Në bazë të akteve proceduriale të deritanishme, Prokuroria ka konstatuar problematika të theksuara në mënyrën e regjistrimit të këtyre pronave në emër të shtetasve të ndryshëm. Personat, në emër të të cilëve është regjistruar prona, nuk janë banorë të zonës së Mali të Rencit (Rana e Hedhun), por janë banorë të një njësie tjetër të qarkut Lezhë. E, megjithatë, ata kanë regjistruar këto prona me vërtetime të aktit të marrjes së tokës në pronësi.

Në vijim, Prokuroria e Lezhës konstatoi se të gjitha këto prona janë regjistruar në ZVRPP Lezhë në periudhën Gusht-Shtator 2017. Hipoteka i ka regjistruar këto prona, pas rikonfirmimit të zërit kadastral nga ana e Bashkisë së Lezhës dhe Qarkut Lezhë.Ndërkohë, rezulton se një pjesë e parcelave të dyshuara si të përfituara në mënyrë të paligjshme janë tjetërsuar, duke ua shitur personave të tretë. Në këto kushte, Prokuroria e Lezhës ka krijuar dyshimet e arsyeshme se parcelat, sipërfaqja totale e të cilave është rreth 285 mijë metra katrorë, është përfituar dhe regjistruar në bazë të dokumentave të fallsifikuar. Për këtë arsye, Prokuroria kërkoi nga Gjykata e Lezhës vendosjen e sekuestrosProkuroria e Lezhës po vijon hetimet për personat e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, në kuadër të procedimit të regjistruar për veprat penale të “Fallsifikimit të dokumentave” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Lexoni dhe kete

HETIMI PER ATENTATIN ME BOMBE NE RUS TE SHKODRES

Ende asnje të dyshuar për atentatin me bombë të së shtunes ndaj Lulzim Kullës, pavarësisht …