PROKURORJA E SHKODRES, KANDIDATE PER POSTIN E KRYEPROKURORIT TE PERKOHSHEM…!

Arta Marku, 41 vjeçe nga Lezha, prokurore në rrethin e Shkodrës është një nga emrat e përfolur si kandadate për Kryeprokuror të përkohshëm. Ajo ka mbaruar Magjistraturën dhe ka eksperience pune si prokurore. Gjithsesi, aktualisht prokurorja Marku mësohet se është me leje lindje.

Burimet thanë se Arta Marku është propozim i kreut të Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja dhe akoma më tej edhe e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Kandidatja e Manjës garon edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Deri më tani janë përfolur si kandidatë edhe prokurorët Ferdinand Elezi dhe Xhemal Saliaj. Mazhoranca ka bërë të ditur se gara është e hapur deri të martën në orën 18:00.

Lexoni dhe kete

TJETERSIMI I PRONAVE TEK RANA E HEDHUN NE SHENGJIN

Gjykata e Lezhës ka rrëzuar kërkesen për zevendësimin e masës së sigurisë për Lek Frrokun, …