Breaking News

PROMOVIMI I LIBRIT “ZOJA E SHKODERS, DRITA E SHQIPNIS”

Në muajin që në mbarë botën Kisha Katolike ia kushton “Zojës së këshillit të mirë”, u promovua libri “Zoja e Shkodërs, Drita e Shqipnis”. Lbri u prezantua pasditën e së enjtës në ambjentet e sallës “Kardinal Mikel Koliqi”. Në fjalën e tij para të pranishëmve, arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra, tha se prezantimi i librit është fillim i mbarë për muzeun e ri që u hap.

Ndërkohë, më pas u organizua ceremonia për përurimin e mjediseve të reja të muzeut Dioqezan. Muzeu është vazhdimësi e hapësirës së parë, e cila ndodhet në katedralen e Shkodres, ndërsa godina e dytë në ndërtesën pas saj.

Aktivitetet erdhën si një bashkëpunim i Arqipeshkvisë Metropolitane Shkodër- Pult, Bibliotekës Publike “Marin Barleti” dhe Muzeut Dioqezan.

Lexoni dhe kete

“JUGORI” I FASBINDER, PREMIERE ME 21 DHJETOR NE TEATRIN “MIGJENI”

“Jugori” i shkruar nga Rainer Werner Fassbinder do vij si premire ne Teatrin “Migjeni” ne …