Wednesday , 18 September 2019

PROMOVIMI I SPORTIT DHE TURIZMIT NË BASHKINË SHKODËR

E kthyer në traditë tashmë, këtë të dielë është organizuar në zonën turistike të Shirokës aktiviteti “Triathlon Labeat”. Kjo falë bashkëpunimit mes Bashkisë Shkodër dhe shoqatës “Ëatër Sports in the Lake”. Është viti i 7-të radhazi që organizohet ky aktivitet, në kuadër të zhvillimit të sportit dhe turizmit në Liqenin e Shkodrës. Në fjalën e saj para të pranishëmve, kryebashkiakja Voltana Ademi foli për rëndësinë e këtij aktiviteti, por u ndal edhe tek pastrimi i liqenit të Shkodrës, ku prej kohësh është mbushur me barishte të shumta.

Në këtë aktivitet u zhvillua një kompeticion tre-garësh, not, çiklizëm dhe vrapim.

Lexoni dhe kete

HAPEN TE GJITHA SHKOLLAT E RAJONIT TE VERIUT

Në të gjitha shkollat e rajonit të veriut ka nisur këtë të hënë viti i …