Rrëshqitje tek Rana e Hedhun në Shëngjin është aktiviteti që ofruan specialistët e sportit në Bashkinë e Lezhës për turistët, duke shfrytëzuar potencialin e zonës për aktivitete plot adrenalinë. Të shumtë ishin pushuesit që u bënë pjese e rreshqitjeve, ndërsa qëllimi i këtij aktiviteti ishte promovimi i turizmit, duke iu ofruar pushuesve jo vetëm rërën dhe detin, por edhe argëtim përmes sportit mjaft i kërkuar sidomos nga të rinjtë.Për ata që e provuan ishte emocionuese kjo eksperince për të cilën janë të bindur së ndodhin vetem në Shëngjin.
Specialisti i sportit në Bashkinë Lezhë Klajti Reçi thotë se kanë shfrytezuar maksimalisht atë që natyra ka krijuar tek rana e hedhun për të zhvilluar një aktivitet të tillë.
Ky është viti i dyte radhazi që Bashkia Lezhë organizon aktivitete të kësaj natyre në Shëngjin, duke i dhënë një tjeter dimension sezonit turistik.