PROMOVIMI I SHKOLLES VERORE TE TURQISHTES

Nje aktivitet qe kishte ne fokus promovimin e shkolles verore ne Turqi u organizua pasditen e se martes ne institutin Yunus Emre ne qytetin e Shkodres. Ashtu sic do vit, edhe kete here kane nisur aplikimet per tu bere pjese e kesaj shkolle verore. Zv/drejtori i insitutit Yunus Emre ne Shkoder, Ibrahim Aydogdu, foli me shume rreth kesaj shkolle dhe interesimit te nxenesve nga qyteti i Shkodres.

[ Motivi i mbledhjes ne kete aktivitet eshte promovimi i shkolles verore te Turqishtes qe organizohet cdo vit nga Yunus Emre. Kjo shkolle verore organizohet cdo vere, qe nga viti 2010, ku marrin pjese nxenes te insitutit Yunus Emre nga e gjithe bota dhe mblidhen ne Turqi. Pas mbledhjes informuese per shkollen verore kemi parashikuar edhe ceremonine e shperndarjes se certifikatave per nxenesit e insitutit Yunus Emre ne Shkoder. Si cdo vit, edhe kete here ka pasur aplikime per shkollen verore te Turqise. Ne baze te rregjistrimeve te vitit te kaluar, konstatojme qe 12 nxenes nga Shkodra moren pjese ne shkollen verore te Turqishtes. Ne te njejten menyre, edhe kete vit do te mirepresim nxenes te tjere. ]

Pas mbledhjes informuese per shkollen verore u zhvillua edhe hapja e ekspozites fotografike, qe permbante momente te ndryshme te nxenesve ne shkollat verore gjate ketyre viteve.

Lexoni dhe kete

MBYLLET FESTIVALI I 56-te MBAREKOMBETAR PER FEMIJET

2 vajzat nga Elbasani, Iris Sula dhe Samanta Qoshku, me këngën “Çdo gjë do dashuri” …