Friday , 21 February 2020

PROMOVOHET LIBRI PER KRYENGRITJEN E POSTRIBES

Bashkia Shkodër në bashkëpunim me muzeun Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës ka promovuar pasditën e së dielës librin me titull “Kryengritja e Postribës – Konferencë Shkencore Kombëtare”. Promovimi i këtij libri u zhvillua në ambjentet e bibliotekës publike “Marin Barleti”. Ky libër është i pari që i kushtohet tërësisht Kryengritjes Antikomuniste të Postribës, duke qenë kështu gurë themeli i rëndësishëm në nxjerrjen në dritën e plotë të vertetës së manipuluar nga komunizmi. Redaktori i këtij libri, Eduart Grishaj, thotë se kryengritjet e para kundër komunizmit janë zhvilluar në vendin tonë e veçanarisht në veri.

Nisma e Bashkisë së Shkodrës për botimin e kumtesave të Konferencës Shkencore Kombëtare të organizuar për Kryengritjen e Postribës një vit më parë, është mirëpritur nga auditori i përbërë nga përfaqësues të familjeve të ish- të persekutuarve politike të Shkodrës, M.Madhe dhe më gjërë.

Lexoni dhe kete

EKSPOZITA “4 N 1” NE GALERINE E ARTEVE SHKODER

2 fotografë dhe 2 piktorë organizuan pasditën e së premtes një ekspozitë në ambjentet e …