PROMOVOHET NUMRI 200 I GAZETËS “UDHA ISLAME”

Në kuadër të përkujtimit të 16 nëntorit 1990, Myftinia Shkodër organizoi promovimin e numrit 200 të gazetës “Udha Islame”, në formën e një ekspozite me fotot e 200 numrave të kësaj gazete. Në fjalën e tij, myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari tha se në këtë ditë të madhe të përkujtimit të 16 nëntorit 1990, ditë së çlirimit të vërtetë të vendit nga regjimi komunisto-ateist, gazeta “Udha Islame” është një vlerë e madhe me kontribute të shumta që përhapin rreze drite dhe shprese për shoqërinë.

16 nëntori shënon 29 vjetorin e rihapjes së xhamisë së Plumbit në Shkodër, menjëherë pas rënies së komunizmit në Shqipëri. Më 16 nëntor të vitit 1990, Hafiz Sabri Koçi mbajti fjalimin e parë të kësaj ngjarjeje të shënuar për besimtarët muslimanë para 50 mijë të pranishmëve. E para xhami e hapur pas rënies së sistemit komunist në Shqipëri, ishte simbol i rifillimit të aktivitetit dhe veprimtarisë fetare fillimisht në fshatrat përreth saj e më pas në të gjithë Shqipërinë.

Lexoni dhe kete

MBESHTETJE FAMILJEVE NE NEVOJE NE KURBIN

Në kuadër të aktiviteteve humanitare, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ju është gjendur pranë familjeve në …