Sunday , 19 September 2021

PROMOVOHET SHOQATA E VETERANËVE TË SPORTIT SHKODRAN

Veteranët e sportit shkodran tashmë kanë edhe ata shoqatën e tyre. Grupi inisiator ka bërë rregjistrimin në gjykatë dhe pasditen e së hënës ka bërë edhe promovimin  e saj. Në ceremoninë e organizuar kanë marrë pjesë veteran të ndryshëm por natyrisht që numri I tyre ka për të ardhur duke u rritur shumë në të ardhmen. Sipas kryetarit të kësaj shoqate Dashamir Sherjes dhe njërës prej anëtareve të kryesisë së saj, Artenca Krujës, qëllimi I tyre do të jetë organizimi I aktiviteteve të ndryshme në mënyrë që veteranët e sportit shkodran të mos ndihen të braktisur dhe të vetmuar.

Hapi I parë I rëndësishëm është hedhur tashmë, krijimi I shoqatës. Natyrisht që në të ardhmen pritet të shohim se cilat do të jenë aktivitetet e saj në mënyrë që veteranët e shumtë të sportit shkodran përmes kësaj shoqatë  të ndihen të respektuar.

Lexoni dhe kete

KAMPIONATI I BOKSIT NIS ME RIVALITETIN VLLAZNIA – TIRANA

Kampionati kombëtar i boksit ka nisur me rivalitet që në ditën e tij të parë …