Wednesday , 1 April 2020

PRONAT E BASHKISË SHKODËR, FLET ADEMI

Pasditën e së mërkurës është zhvilluar mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak Shkodër. Në këtë mbledhje, në fillim të saj, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi u ndal tek pronat e Bashkisë Shkodër, ku theksoi se askush nuk ka mundësi, përveç këshillit bashkiak, që të miratojë çdo lloj vendimarrje për to.

Pronat janë për tu administruar, por në fakt në 30 vite janë shkatërruar. 14 godina i kam kthyer në funksion të publikut shtoi Ademi.

Prandaj, Ademi kërkoi që të merret koha që duhet për të gjykuar çfarë duhet të bëjmë me këto objekte. Në rendin e ditës ishin 6 pika për diskutim, 5 u miratuan, ndërkohë ajo e fundit për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacioneve të plazhit nuk u miratua.

Lexoni dhe kete

SITUATA NË BASHKINË SHKODËR, REAGON PËRSËRI ADEMI

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka reaguar sërish për situatën në Bashkinë Shkodër nga Koronavirusi. …