Wednesday , 12 August 2020

PROPOZIMI I ÇUDITSHEM PER VOTIMET

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, kush financon partitë nuk mund të marrë tendera që kalojnë shumën 10 milionë lekë për 3 vite me radhë. Krerët e partive politike në Shqipëri, krahas kërkesës për t’u regjistruar në zgjedhjet e ardhshme lokale, do të bëjnë edhe një deklaratë me shkrim, përmes të cilës do të përbetohen se nuk do të blejnë votat. Kështu parashikon drafti i Partisë Socialiste për reformën zgjedhore. Nisma ligjore i shton një pikë nenit 64 të Kodit Zgjedhor, i cili përcakton procedurën dhe afatin e regjistrimit të parave politike në zgjedhje.

Pas pikës ‘dh’ të nenit 64, shtohet pika ‘e’, e cila detyron krerët e partive të deklasojnë se nuk do të angazhohen në blerjen e votave, nuk do pranojnë financime nga krimi si dhe do të konkurrojnë ndershmërisht në zgjedhje. Ndonëse blerja e votave dhe marrja e parave nga krimi janë të ndaluara me ligj dhe përbëjnë vepra penale, drafti për ndryshimin e ligjit zgjedhor përcakton detyrimin për dorëzimin në KQZ të “deklaratës me shkrim të nënshkruar nga kryetari i partisë politike ku përmendet angazhimi solemn për refuzimin për të marrë pjesë në praktika të blerjes së votës, marrjes së financimeve apo përfitimeve të kundërligjshme veçanërisht nga ato që vijnë nga aktivitete kriminale, si dhe përkushtimin për të konkurruar në zgjedhje në mënyrë të ndershme dhe me integritet. Teksti i deklaratës përcaktohet me vendim të KQZ-së”.

Drafti për ndryshimin e Kodit Zgjedhor parashikon që personat që financojnë në zgjedhje një parti të caktuar, për tre vite me radhë nuk mund të marrin tendera që apo përfitime të çfarëdollojshme nga shteti, që kalojnë shumën 10 milionë lekë. “Personat fizikë ose personat juridikë që i kanë bërë dhurime një partie politike apo kandidati në zgjedhje nuk mund të përfitojnë për periudhën deri 3 vjet pas datës së zgjedhjeve, kontrata publike, kontrata të partneritetit publik privat ose në çdo mënyrë tjetër fonde me vlerën totale që tejkalon shumën prej 10 milionë lekë, përfshirë edhe si nënkontraktues të një kontrate/koncesioni publik”, thuhet në draft.

Lexoni dhe kete

BASHA: TURIZMI, DEGA MË E GODITUR NGA PANDEMIA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, publikon pamje të plazheve të boshatisur, pasi sipas tij, …