Saturday , 16 November 2019

PROTAGONISTËT E VLLAZNISË: SYNOJMË SUKSESIN NË “CHAMPIONS”

Gjithçka gati për sfidën e parë të turit të dytë të Ligës së Kampioneve të Europës në futboll për femra, atë që do të luhet në mes Vllaznisë dhe danezeve të Fortunës pasditen e së mërkurës në stadiumin “Loro Boriçi”. Ekipet kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore në prag të këtij takimi dhe më pas, nga kampi shkodran në konferencën e shtypit ka dalë trajneri Nikolin Leka. Ai ka folur në lidhje me gjendjen e ekipit që drejton dhe ka shfaqur optimizëm në këtë pragndeshje.

Nga ana tjetër, sulmuesja e Vllaznisë Megi Doçi në prononcimin e saj shpreh bindjen se ekipi edhe me mbështetjen e tifozëve do të japë më të mirën e saj në këtë ndeshje.

Në stadiumin “Loro Boriçi” për të mbështetur Vllazninë në takimin ndaj ekipit danez, pritet të jetë një numër i madh tifozësh dhe në fakt ky ekip e meriton një mbështetje të tillë sepse e ka përfaqësuar denjësisht Shkodrën dhe Shqipërinë në këtë kompeticion të rëndësishëm europian.

Lexoni dhe kete

NDËRPRERJA E KAMPIONATIT PËR NDESHJET E KOMBËTARES

Kampionati kombëtar i Superligës këtë javë siç dihet, është ndërprerë për shkak të ndeshjeve të …