PROTESTA, 2 MIJE LEZHJANE UDHETOJNE DREJT TIRANES

Qindra mbështetes të Partisë Demokratike në Lezhë kanë udhëtuar drejt Tiranës për tu bërë pjese e protestës së opozites.Nisja është bërë në mënyre të organizuar me autobuz dhe mjetë private nga qyteti i Lezhës dhe nga të gjitha Njesitë Administrative.Deputetja e Partisë Demokratike, Lindita Metaliaj u shpreh se janë mbi 2000 përsona nga qarku i Lezhës që i janë bashkuar protestes së opozitës.Sipas Metaliajt kjo proteste do të jetë një mesazh i qartë për qeverinë Rama, për ti treguar se nuk mund të luajë më me fatet e popullit Shqiptar.

Nga ana tjeter Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka bërë ndonje organizim për transportin e protestuesve, por militantet e kësaj force politike janë nisur me mjetet e tyre private.Gjatë udhëtimit të protestuesve drejt Tiranes është bërë e ditur se nuk ka patur asnjë incident me policinë.

Lexoni dhe kete

PAA NIS PERGATITJET PER ZGJEDHJET LOKALE

Nga shkodra Partia Agrare Ambientaliste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale të 2019, në takim …