Tuesday , 22 October 2019

PROTESTA E 10-të KOMBËTARE E OPOZITËS SË BASHKUAR

Me thirrjet “E duam Shqipërinë pa Edi Ramën” dhe “Rama ik” opozita zhvilloi mbrëmjen e së hënës protestën e 10-të kombëtare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Një protestë e qetë, paqësore dhe me mesazhe të forta, ku kryefjala ishte largimi i qeverisë. Protesta u mbyll paqësisht me fjalimin e Bashës nga selia e PD, nga e cila tha se tashmë ata janë shumica, pasi 85% e shqiptarëve Ramën e refuzuan në 30 qershor. Edi Rama do të largohet por është detyra jonë t’i japim shqiptarëve fundin e tranzicionit, fillimin e Shqipërisë evropiane – theksoi Basha.

Kjo protestë kishte një rëndësi të veçantë edhe për faktin se qytetarët u mblodhën para kryeministrisë për të kërkuar largimin e Ramës, në një kohë kur ky i fundit tashmë ka marrë edhe 100% të pushtetit vendor pas zgjedhjeve të zhvilluara pa opozitën.

Lexoni dhe kete

RAPORTET FINANCIARE NGA PARTITË POLITIKE

Në përfundim të afatit ligjor për dorëzimin e raporteve financiare nga ana e partive politike, …