Pas protestës së banorëve të Hotit të Ri ka reaguar edhe OSHEE rajoni Shkodër. Kryeinxhineria Frida Dalipaj tha se zona e Hotit të Ri mbulohet nga një fidër ajror dhe në 3 data në muajin janar ka pasur defekte, por theksoi se janë bërë disa investime në këtë zonë.
Ndërsa, koordinatori i kësaj zone pranë OSHEE Shkodër, Elvis Murati, tha se energjia vijon në zonë dhe se nuk ka stakime të qëllimshme.
Më herët, banorët e fshatit Hot i Ri paralajmëruan se do të bllokojnë rrugën nëse problematika e tyre nuk merr zgjidhje.