Monday , 18 January 2021

PROTESTA E BANORËVE TË LAGJES “SKËNDERBEG” PARA GJYKATËS

Tre persona janë përplasur me policinë në hyrje të Gjykatës së Shkodrës, duke krijuar tension para këtij institucioni. Ngjarja ka ndodhur gjatë protestës së zhvilluar nga banorët e lagjes “Skënderbeg” para gjykatës së rrethit gjyësor Shkodër. Në njoftimin e shpërndarë nga policia thuhet:

“Strukturat e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, arrestuan shtetasit E. M. 20 vjeç, P. P., 55 vjeç dhe R. K. 66 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi kanë kundërshtuar punonjësin e policisë së rendit publik, duke hyrë në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për të kërkuar informacion lidhur me caktimin e një seance gjyqësore, pas një padie të bërë nga këto persona në Gjykatë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Lexoni dhe kete

PLAGOSET ME ARME ZJARRI 45-VJEÇARI NE MILOT

Një përson mbeti i plagosur me armë zjarri në Milot të Kurbinit. Ngjarja ndodhi mesditen …