Friday , 30 October 2020

PROTESTA E MJEKËVE PËR 4 KËRKESA

Mjekët dhe infermierët kanë mbajtur këtë të enjte një protestë të heshtur një orëshe tek Urgjenca e QSUT-së.

Ashtu siç kanë paralajmëruar bluzat e bardha kanë braktisur punën dhe kanë qëndruar në ambientet e jashtme të Urgjencës në QSUT në shenjë proteste për realizimin e kërkesave të tyre.

Ndërkohë, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me 4 përfaqësuesit e mjekëve në Kryeministri.

Më tej, ministrja e shëndetësisë shtoi se jemi në të njëjtën anë të llogores dhe do punojmë për të mirën e qytetarëve.

Kërkesat e mjekëve janë:

Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm.

Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

Rritje të vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

Personeli shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Lexoni dhe kete

MUAJI I NDËRGJEGJËSIMIT PËR KANCERIN E GJIRIT

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Shkodër, në kuadër të mbylljes së muajit të ndërgjegjësimit …