PROTESTA E MJEKEVE, REAGON ISH-DEPUTETI SPAHIA

Në lidhje me protestën e kësaj të marte nga mjekët e spitalit të Shkodrës ka reaguar edhe ish- deputeti i i Partisë Demokratike, Bardh Spahia. Nëpërmjet një postimi në “facebook”, ai ka shprehur solidaritetin me kolegët mjek të Shkodrës. Sipas Spahisë, mjekët përballen me pasiguri në punë dhe kushte jo të përshtatshme.

“MJEKET PROTESTE EDHE NE SHKODER

Solidaritet me koleget mjeke te Shkodres. Kerkesat e kushtet i kane te njejta. Mjeket perballen me pasiguri ne pune, kushte jo te pershtatshme dhenie e marrje sherbimi, mungesa ne ilace e materiale, dhe page modeste per profesionin qe ushtrojne. Shtoji ketyre edhe korrupsionin permes PPP-ve e paaftesine e te perzgjedhurve per te bere politikat e duhura, figura e mjekut po behet me vulnerabel, pasi mbetet kontakti i vetem direkt me pacientin. #VemendjePerMjeket” – shkruan Spahia.

Lexoni dhe kete

STUDENTET I RIKTHEHEN PROTESTAVE

Ashtu siç kishin paralajmëruar një grup studentësh janë rikthyer në protestë pas mbi 3 muajsh. …