Wednesday , 29 September 2021

PROTESTA E OPOZITES, ÇFARE THANE MEDIAT NDERKOMBETARE

Nga SHBA-ja në Europë dhe deri në Kinë. Protesta e opozitës e zhvilluar ditën e sotme ka zënë faqet e para të mediave më të mëdha në botë.

E para ishte Nju Jork Times, e cila në kryeartikullin e saj shkruante se “opozita dhe mbështetësit e saj, kanë protestuar kundër qeverisë për varfërinë që ka pushtuar vendin dhe reformat e saj që po dërgojnë njerëzit në burg”.

Më pas ishte edhe gjiganti britanik BBC, që ka raportuar se në protestën e opozitës kishte përplasje. “Demonstruesit hodhën vezë dhe gurë ndaj godinës qeveritare, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Edi Rama”, shkruante në artikullin e saj BBC.

Më pas ishin në radhë edhe media kineze që shkruajtën se “protestuesit kanë djegur një dordolec që personifikonte kryeministri”. Edhe media kanadeze dhe amerikane kanë pasqyruar protestën e opozitës në Tiranës.

Lexoni dhe kete

NIS PROÇESI MESIMOR NE 41 SHKOLLAT E LEZHES

8637 nxĂ«nĂ«s nisen kĂ«tĂ« tĂ« hĂ«nĂ« vitin e ri shkollor nĂ« LezhĂ«, nga tĂ« cilĂ«t …