Thursday , 5 December 2019

PROTESTA E PD SHKODËR NDAJ RAMËS DHE PJETRIT

Me pankarta në duar kundër Edi Ramës nisi protesta e Partisë Demokratike Shkodër ndaj qeverisë, por edhe figurisë së kryebashkiakut të ri të zgjedhur të Bashkisë Shkodër, Valdrin Pjetri. Pasi qëndruan para prefekturës për disa minuta, mbështetësit e opozitës në Shkodër zhvilluan një marshim drejt sheshit në Piacë. Qytetarët u shprehën se në Bashkinë Shkodër nuk do hyjë partia e punës. Nën thirrjet “Rama ik” ato theksuan se Valdrin Pjetri nuk do hyjë në bashki.

Ndërkohë, kryetari i PD Shkodër Xhevdet Amuli falenderoi qytetarët shkodranë për këtë protestë paqësore dhe tha se asnjëherë Shkodra nuk do të pajtohet me kandidatët që Rama do të sjellë nga krimi e droga.

Protesta zgjati për rreth 1 orë dhe nuk u shënua asnjë incident.

Lexoni dhe kete

KOMISIONI I LIGJEVE, ADEMI PËRGËNJËSHTRON ULSI MANJEN

Në një kohë kur kryetarja ende në detyrë e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ishte …