Monday , 16 September 2019

PROTESTA E RADHES E OPOZITES NE TIRANE

Protesta e opozitës, ajo e 21 marsit, e disata në radhë, do mbahet mend për shtyrje pa fund të protestuesve, në përpjekje për të çarë kordonin policor dhe për mungesën e gazit lotsjellës. Që në mëngjes policia kishte vendosur kordon në një perimetër të gjerë rreth parlamentit si dhe ka vendosur gardh prej hekuri. Protestës i janë bashkuar edhe banorët e Astirit, të cilët u përplasen me forcat e policisë në hyrje të pedonales. Protestuesit përpiqen të çajnë kordonin policor para parlamentit dhe disa herë tentuan të çajnë kordonin dhe thërrisnin: Rama ik!

Gjatë gjithë kohës ka pasur hedhje të kapsollave drejt policise. Nderkohe policia i bën thirrje me megafon të mbajnë nën kontroll protestuesit. Menjëherë pas mbarimit të fjalës së Kryemadhit, protestuesit u përplasën sërisht me policinë, duke tentuar të hyjnë në Kuvend. Mw pas rreth orws 14:00, protesta zhvendoset tek policia e Tiranes. Protestuesit bejne thirrje per lirimin e protestuesve te ndaluar. Nje kordon policor me skafandra ruante godinen e policise. Kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi, Flamur Noka dhe Gazmend Bardhi kane hyre ne ambientet e drejtorise se policise, nderkohe protestuesit vijonin thirrjet: “Rama ik” dhe “Lironi vellezerit tane!”

Lexoni dhe kete

RROTACIONI NE KESHILLIN E QARKUT LEZHE

Rrotacioni i pushtetit në Këshillin e Qarkut Lezhë nuk ka kaluar pa incidente. N/kryetari i …