PROTESTA E RADHES E OPOZITES SE BASHKUAR

Të paktën 1.300 – 1.500 efektive policie janë vendosur në gatishmëri për të siguruar mbarëvajtjen e protestës së opozitës pasditen e sotme. Raportohet se një numër tjetër efektivësh, përfshirë të forcave të Rendit, FSHN-së, Repartit Shqiponja dhe RENEA-s, do qëndrojnë në gatishmëri nëse do këtë një përplasje të madhe apo del situata nga kontrolli. Efektivët janë të komisariateve të kryeqytetit por në ndihmë të tyre do vijnë dhe policë nga rrethet për të mbrojtur Kryeministrinë, Ministrinë e Brendshme, Parlamentin dhe Kryesinë e Kuvendit. Gjithashtu, para Parlamentit do vendosen hekura mbrojtëse.

Ndërkohë, është bërë pastrimi i kamerave të sigurisë në shesh që shërbejnë për qartësi të aktivitetit të protestës, si edhe janë lyer shtyllat me graso që mos të dëmtohen kamerat nga protestuesit. Protesta është planifikuar të zhvillohet para kryeministrisë në orën 19:00. Vendimi për të mbajtur protestën e sotme u mor menjëherë pas përfundimit të protestës së opozitës më 2 qershor. Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve ti bashkohen protestave deri në largimin e qeverisë Rama.

Kreu i PD, Lulzim Basha tha se në protestën e 8 qershorit: “Nuk do kërkojnë asgjë më shumë, por nuk do të pranojmë asgjë më pak për veten se vlerat që na bashkojnë: demokraci, shtet ligjor dhe drejtësi të barabartë për të gjithë.” Ndërsa kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e sapo kthyer nga një operacion i vështirë në Itali, tha dje se protesta e shtunës nuk është as protestë e LSI-së, as e PD-së, por është një protestë e qytetarëve të Tiranës, por edhe e gjithë qytetarëve të Shqipërisë që janë të gatshëm për të ardhur dhe për të protestuar.

Lexoni dhe kete

ADEMI: KRIM ELEKTORAL ME 30 QERSHOR

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka depozituar në prokurori padin ndaj shkeljeve të kryera …