Sunday , 17 February 2019

PROTESTA E TIFOZEVE TE VLLAZNISE NDAJ BASHKISE SHKODER

Ashtu siç kishin paralajmëruar, tifozët e Vllaznisë kanë dalë këtë të premte në protestë ndaj Bashkisë Shkodër për gjëndjen në të cilën ka dërguar ekipin e Vllaznisë. Protesta nisi me letra higjenike, tymuese dhe vezë në drejtim të Bashkisë Shkodër.

Më shumë se 50 tifozë u grumbulluan para institucionit të bashkisë. Sipas tyre, bashkia është fajtori i vetëm për këtë gjëndje. Ato lëshuan edhe fyerje ndaj kryebashkiakes dhe njëkohësisht presidentes së Vllaznisë, Voltana Ademi.

Ndërkohë u vu re edhe prania e forcave të policisë bashkiake dhe të shtetit, për të mos lejuar incidente. Tifozët madje paralajmëruan edhe bllokim të stadiumit ditën e nesërme në sfidën ndaj Kukësit.

Lexoni dhe kete

QYTETARET TREGOJNE ARSYET E PROTESTES PER TV ROZAFA

Qytetarë dhe mbështetës nga e gjithë Shqipëria ishin të shtunën në protestë ndaj qeverisë Rama. …