PROTESTA E TREGTARËVE TË ZDRALES, REAGON BASHKIA SHKODËR

Pas protestës së tregtarëve të Zdrales, ka ardhur edhe reagimi i Bashkisë Shkodër. Në një njoftim të shpërndarë për mediat, thuhet:

“Bashkia Shkoder ka bashkëbiseduar disa herë me tregëtarët e Zdrales. Kushtet e tregtimit në rrugë, aq më shumë në një situatë pandemie të krijuar nga COVID-19, janë të papranueshme për shendetin e qytetarëve, por edhe vetë tregtarëve. Kërkohen kushte rigoroze higjienike, jo vetëm në hapësira publike, por edhe në dyqane. Kësisoj tregtimi në rrugë nuk lejohet. Nderkohe eshte shume e domosdoshme qe ne Shkoder, aq me shume ne kushtet e veshtiresive ekonomike, te gjejme mundesi e lehtesi per t’i ofruar fermereve e tregetareve per te punuar e jetuar. Ky eshte nje problem qe kerkon zgjidhje. Të ndodhur në këto kushte, për 88 tregtarët e Zdrales, prej të cilëve rreth 10 janë të regjistruar dhe kane paguar detyrimt, sipas legjislacionit në fuqi, ka vijuar puna për gjetjen e një zgjidhjeje me te qendrueshme.

Po komunikohet me palë të treta, për vënien në dispozicion të hapësirave të përshtatshme për tregtim dhe krijimin e kushteve të nevojshme për tregtim, me sinjalistiken e nevojshme horizontale dhe vertikale, kushtet higjienike, për shitjen ditore të produkteve bujqësore të fermerëve. Në këtë linjë, po punojmë për të siguruar hapesiren për të gjithë duke mundësuar fillimin e vendosjes sa me shpejt te tezgave ne vendet e tregëtimit për fermerët, nehapesiren e lejueshme per ushtrim aktiviteti tregetar. Me qëllimin për të ruajtur traditën e tregëtimit në një zonë ku ka fluksin dhe peshën më të madhe të tregtimit për produktet bujqësore, blegtorale, kemi verifikuar mundësinë e vendosjes së tregut në të njëjtën zone.”

Lexoni dhe kete

LEZHE, SEKTORI I TURIZMIT NE KRIZE

Pandemia COVID-19 po jep ndikim mjaft negativ në sektorin e turizmit në rajonin e Lezhës. …