Breaking News

PROTESTA NE MILOT, PROÇEDOHEN PENALISHT PERFAQESUESIT E OPOZITES

Policia ka proçeduar penalisht disa drejtues politik të opozites, mes të cilëve deputet si kryetar Bashkish, për protesten e zhvilluar të enjten në kryqëzimin e Milotit.Në njoftimin e policisë thuhet se në lidhje me protestën e zhvilluar më datë 05.04.2018, ora 10:00 -12:25 , në afërsi të kryqëzimit të Kosoves, në aksin rrugor Mamurras – Milot, Njësia Administrative Milot Bashkia Kurbin, nga Komisariati i Policisë Kurbin në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, janë referuar materialet hetimore për fillimin e proçedimeve penale për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme “ “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “Prishja e qetësisë publike” të kryera në bashkëpunim.

Mes të proçeduarve janë drejtuesi i protestes Flamuar Noka, deputet e Qarkut Lezhë Aldo Bumçi, Lindita Metaliaj, Andon Frrokaj dhe Viktor Tushaj si dhe deputet të tjerë të qarqeve veriore.Gjithashtu ka nisur proçedim penal për Kryetaren e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, atë të Kukesit Bashkim Shehu, si kreret e Partisë Demokratike të Shkodres, Lezhës dhe Kurbinit.Materialet proceduriale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin , për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

GJYKATA E APELIT SHKODER JEP MASEN E SIGURISE PER 11 KUKSJANET

Elton Cengu, Florin Onuzi, Xhevahir Gashi dhe Vasil Laçi do vijojnë të qëndrojnë në burë, …