Breaking News

PROTESTE E BANOREVE TE RRJOLLIT

Banorët e fshatit Rrjoll të Velipojës kanë dal në një protestë, ku sipas tyre po u grabitet prona me vendime të fallsifikuara të gjykatave. At shprehen se ne kemi në dispozicion edhe konstatimin e prokurorisë së Shkodrës ku sqarohet qartë se prona është e fallsifikuar, ndërsa ata akuzojnë edhe gjykatësit si dhe deputet.

Nga ana tjetër ata shprehein edhe akuza ndaj Hipotekës së Shkodrës, e cila ka kryëer edhe regjistrimin e pronës sipas tyre në bazë të dokumentave të fallsifikuara. Ndërsa shprehen se prona është e tyre dhe se nuk do lejojnë të tjetërsohet.

Janë 95 mijë metër katrorë tokë në breg të detit në zonen e Rrjollit në Velipojë e cila sipas banorëve të zonës është pronë e tyre e përbashkët që nga viti 1936.  kjo pronë  buzë rërës së plazhit me një gjatësi prej 4 km është pronë e 13 fiseve të fshatit Rjoll. Protestat e tyre do përshkallëzohën deri në bllokim të rrugës nëse nuk marrin zgjidhje.

Lexoni dhe kete

PROJEKT I RI PER LIQENIN E SHKODRES

Kryeministri i vendit tonë, Edi Rama, e ka nisur këtë të enjte me një lajm …