PROTESTE E PD TEK DREJTORIA E POLICISE SHKODER

Mbështetës të PD-së kanë mbajtur një protestë para ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë së Shkodrës. Kreu i PD-së Shkodër i shoqëruar edhe nga ish deputet dhe nga kryetari i Këshillit Bashkiak zhvilluan një takim me Drejtorin e Policisë së Shkodrës. Ku pas këtij takimi në komunikim me media kreu i demokrateve Shkodranë Xhevdet Amuli u shpreh se i kemi kerkuar policisë të zbatoj ligjin dhe të mos bëhet palë paligjshmërin, si dhe të ndal arrestimet dhe procedimet.

Ne lidhje me procedimin penal te ish deputetit Spahija Amuli u shpreh se sipas informacioneve qe kemi eshte lajm i pa vertete. Ndersa u shpreh se ardhja e Edi Rames e programuar diten e neserme ne Shkoder eshte nje provokim dhe se do kete perballje me protesta nga me te ndryshmet.

Sa i perket akteve te dhunes te ndodhura tek Shkolla Shejnaze Juka u shpreh se PD distancohet nga cdo akt dhune pasi nuk i shkon qytetarise Shkodrane qe te shprehet ne forme te tille.

Amuli u shpreh se do vijojne protestat deri ne lirimin e gjithe te ndaluarve dhe heqjen e procedimeve per gjithe protestuesit.

Lexoni dhe kete

ILIR META E QUAN EDI RAMËN ISH-KRYEMINISTËR

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta pasi ndoqi ndeshjen e basketbollit në Shkodër mes Vllaznisë që …