Wednesday , 17 January 2018

PROTESTE KUNDER KRYEMINISTRIT RAMA NGA TE RINJET E FRPD

Të rinjët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Shkodrës kanë protestuar kundër kryeministrit Rama I cili ndodhet në Shkodër. Paka para se të zhvillohej mbledhja e Këshillit Kombëtar të Territorit, me pamkarta në duar dhe nën thirrjet “Rama ik” të rinjët democrat të Shkodrës kanë kërkuar largimin e Kryeministrit Rama nga drejtimi I qeverisë.

Kryeministri Rama ka përshëndetur me dy gishta protestuesit në momentin që mbërriti për të hyrë në mbledhjen e KKT-së që zhvillohej në Kinema Milenium të Shkodrës.

Arvid Bushati Kryetari I FRPD-së Shkodër u shpreh se kjo p[rotestë është kundër largimit të rinisë nga Shqipëria dhe si zgjidhje e vetme është largimi I Edi Ramës nga kryeministri.

Forcat e policisë kanë përcjellur gjatë gjithë kohës të rinjët protestues deri në momentin e shpërndarjes së plotë të tyre.

Lexoni dhe kete

BASHA: NUK KA SHQIPERI NE BE, PA DREJTESI QE NDESHKON KRIMIN

Ndryshe nga kryeministri Edi Rama, i cili bën përgjegjës opozitën se po pengon aspiraten europiane …