PROTESTE NE POSTRRIBE KUNDER GUROREVE

Banorët e disa fshatrave të Postrribës kanë dal në një protestë ku kërkojnë ndërprerjen e punimeve që po bëhën nga gurorja e nxjerrjes së mermerit. Deri tani shprehen banorët nuk është dëgjuar zëri jonë, ndërsa nga punimet është dëmtuar lumi I Rosekut, kanalet vaditëse si dhe është bllokuar rruga për kalim. Kemi kërkuar nga të gjitha institucionet ndërsa deri tani nuk është marrë asnjë veprim shprehet Bashkim Uruci, përfaqësues i banorëve.

Banorët shprehen se do I përshkallëzojnë protestat, pasi çdo gjë po dëmtohet, ndërsa të ardhurat I sigurojnë nga bujqësia dhe blegtoria. Gjithashtu nga punimet që po bëhën po ndotet edhe ujësjellësi I Postrribës. Protestat e banorëve ndaj punimeve që po bëhën në gurore kanë qenë të një pas njëshme, por pa marrë një përgjigje, ndërsa firma ka vijuar punimet. Ata shprehen se nëse nuk ka një zgjidhje në lidhje me ankesat e tyre ndaj punimeve që po bëjnë në gurore do ketë përshkallëzim të protestës.

Dëmtimi I kanalit vaditës dhe I Lumit të Rosekut për banorët e zonës, është dëmi më I madh që I bëhët ekonomive të këtyre banorëve, por edhe nga pluhrat që shkakton gurorja dëmtohet edhe bimësia kryesisht ajo medicinal. Gurorja ka rreth 5 muaj që funksion ndërsa banorët kanë kundërshtuar edhe më herët këtë investim.

Lexoni dhe kete

RASTET NE SHKODER ME COVID-19, REAGON KMC

Duke marre shkas nga 12 rastet pozitiv te shfaqura ne territorin e Bashkise Shkoder, Kryetari …