PROTESTE NGA FRPD SHKODER NDAJ KRYEMINISTRIT RAMA

Takimi i përbashkët mes qeverise shqiptare dhe asaj malazeze në qytetin e Shkodrës nuk ka kaluar pa incidente. Kanë qenë të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike Shkodër, të cilët kanë protestuar ndaj qeverisë shqiptare për ngjarjet e fundit në vend. Por, nuk kanë munguar as përplasjet mes kryetarit të FRPD Shkodër, Arvit Bushati dhe policisë.

Ndërkohë, vetë Bushati u shpreh se asnjë shkodran nuk mund të pranojë shfaqjen që po ndodh sot në Shkodër dhe asnjë formë presioni nuk mund ta ndalojë atë për të protestuar.

Të rinjtë e FRPD Shkodër mbanin në duar edhe pankarta, ku kërkonin largimin e kryeministrit Rama.

Lexoni dhe kete

BE SHTYN HAPJEN E NEGOCIATAVE PER  SHQIPERINE

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë caktuar qershorin e vitit të ardhshëm …