PROTESTE PAS PROTESTE, OPOZITA NUK NDALET

Protesta e opozitës mbrëmjen e së shtunës në Tiranë ka qenë më e gjata e organizuar kohët e fundit. Por, opozita e bashkuar do të kthehet sërish me protestë kombëtare ditën e hënë në të njëjtin orar, 18:30, që do të jetë edhe protesta e pestë kombëtare në total. Vendimi u mor në mbledhjen urgjente që kryetari demokrat Lulzim Basha zhvilloi pas mesnatës me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike dhe aleatët e opozitës.

Pasi komunikoi vendimin Basha dhe eksponentët e tjerë politik të PD-së dhe partive të tjera opozitare u nisën drejt Spitalit Ushtarak ku po trajtohej Sekretari Organizativ i PD-së, Sait Dollapi, i cili u godit nga policia.

Lexoni dhe kete

“GRUPIMI I QENDRES SE DJATHTE” TAKIM NE LEZHE

‘Forumi për zgjedhje të lira’, i organizuar nga ‘Grupimi i Qendrës së Djathtë’, është ndalur …