Wednesday , 30 September 2020

PROTESTË PËR RRUGËN MILOT – FIER

Një grup aktivistësh kanë dalë këtë të shtunë në një protestë në zonën e Milotit, për shkak të projektit sipas tyre korruptiv për ndërtimin e rrugës Milot-Fier.

Një prej aktivistëve Aulon Kalaja u shpreh se për të kaluar rrugën, të gjithë qytetarëve do t’iu duhet që të paguajnë nga 20 euro për vajtje ardhje, ndërsa shtoi se kjo rrugë do ti jepet një kompanie greke, e cila është përcaktuar nga ana e qeverisë.

Kalaja tha se qeveria shqiptare nuk ka përfituar fonde nga BERZH për këtë rrugë, për shkak se kërkon që ti shmanget trasnparencës. Nga ana tjetër aktivisti tha se rruga Milot Fier, pritet që të ketë të njëjtën kosto me rrugën e Kombit e cila ka shumë herë më shumë tunele, dhe vështirësi në terren, pikërisht për të rritur abuzimet.

Për këtë rrugë ka pasur disa herë denoncime edhe nga Partia Demokratike.

Lexoni dhe kete

NË MJERIM 10 MUAJ PAS TËRMETIT

Fran dhe Bardhe Krosi nga fshati Bushnesh, një zonë që ndan Kurbinin me Krujën, janë …